Edhe për shqiptarët ka shpresë! E kjo shpresë në të shumtën e rasteve na vjen nga jashtë vendit, nga bijtë tanë të shpërndarë nëpër botë. Kur shqiponjat tona fluturojnë në qiej të lirë dhe gara është e drejtë, ia dalin përherë të na krenojnë. Këtë herë na ka krenuar Esi Domi.
E reja shqiptare që punon në një nga institutet kërkimore prestigjioze në Suedi, ka marrë Çmimin Ndërkombëtar si Kërkuese e re në Neuroshkencë, çmim ky që jepet në mbështetje të shkencëtarëve të rinj.