Rreth 31 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar mbrëmjen e djeshme në aeroportin “Nënë Tereza” nga Franca dhe Belgjika, pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Schengen.
“Shqipëria është një vend i origjinës së sigurt dhe çdo tentativë për të shkelur rregullat e lëvizjes së lirë nga ana e shtetasve shqiptar, do të ketë pasoja për ta. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u kërkojnë të gjithë qytetarëve të mos aplikojnë për azil, pasi asnjë kërkesë qoftë politike apo ekonomike nuk pranohet. Shanset për të fituar azil janë zero”, thuhet në njoftim.