Policia italiane arrestoi dje 7 shqiptarë, të cilët akuzohen për një seri grabitjesh. Në sajë të operacionit të koduar “Off line” u shkatërrua banda shqiptare, që vepronte midis zonës së Toskanës dhe Umbrias, ndërsa në këto 5 muaj dyshonte se kryenin 6 grabitje në ditë.
Banda e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në Siena, Arezza, Firenze e Perugia. Policia italiane vijon ende hetimet për dokumentimin e plot të këtij rasti.