Shkatërrohet një bandë hajdutësh në Itali, ndërsa në pranga kanë rënë 12 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se grupi i “skifterëve” ishin kthyer në makth në disa zona, pasi në një kohë të shkurtër kishin vjedhur 25 banesa.
Ndërkohë, ka dyshime se banda ka vjedhur edhe 11 makina, ndërsa policia sekuestroi edhe armë e sende që përdoresh për grabitjes. Sakaq, hetimet për këtë rast vazhdojnë.