Qeveria e Malit të Zi ka zhvilluar sot seancën e jashtëzakonshme për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleks Beçiç. Seanca u shoqërua ne debate të ashpra dhe në fund u votua pro shkarkimit të tij. Gjithsej votuan 79 deputetë, nga të cilët 43 votuan pro dhe 36 kundër shkarkimit të Beçiç, shkruajnë mediet vendase.
Ndërkohë se qeveria e Krivokapiç, u rrëzua tre ditë më parë, më 4 Shkurt, me votat e opozitës dhe të Lëvizjes Qytetare URA. Që nga fillimi i formimit të qeverisë, në dhjetor të 2020-ës, kabineti i Krivokapiç është përshkuar me debate midis partnerëve të koalicionit, atyre pro-serbë dhe pro-evropianë, gjë që ka çuar në tkurrjen e mbështetjes publike për të.
Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç ka thënë se pas rënies së qeverisë së Krivokapiç do të fillojnë bisedimet për formimin e një pushteti të ri ekzekutiv.