Pas auditit te Kontrollit të Lartë të Shtetit në Bashkinë e Vlorës, më shumë se 5 persona, shefa të sektoreve të ndryshëm janë pezulluar nga shërbimi civil për 5 vjet.
Burime bëjnë me dije se vendimi për pezullimin nga detyra u është komunikuar personave të përfshirë, por ende nuk ka një komunikim zyrtar në lidhje me shkaqet e pezullimit si dhe emrave konkrete.
Gjithashtu mësohet se kontrolli i KLSH në bashkinë e Vlorës ka zgjatur disa muaj.
Punonjësit e pezulluar janë pjesë e sektorit të Prokurimeve në këtë Bashki.