Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 29 vjeçarin Spiro Naçi, pasi akuzohet si shkaktari i aksidentit me eskortën e Ramës.
Në dëshminë e tij Naçi i ka kërkuar ndjesë gardës, ndërsa ka shtuar se aksidenti ishte pa dashje.
“Iu kërkoj ndjesë gardës se pa dashje i kam shkaktuar shqetësim. Ndjesë i kërkoj edhe familjes time që i kam shqetësuar”, tha Naçi. Më tej ai deklaron se aty lejohej parakalimi pasi vijat e bardha në rrugë ishin të ndara.
Aksidenti ndodhi mesditën e 27 nëntorit në aksin rrugor Maliq- Korçë pranë fshatit Bulgarec.