Udhëzimi: S’ka transaksion për ata që kanë detyrime
Rregullimet e reja ligjore për shitjen e automjeteve e vështirësojnë dhe disiplinojnë këtë proces. Sipas një udhëzimi të ri të Ministrisë së Transporteve për cdo shitblerje apo ndërrim të pronësisë së mjeteve zotëruesit e tyre janë të detyruar që të plotësojnë një dosje me dokumenta dhe të nënshkruajnë një kontratë tek noteri. Udhëzimi i ri i cili sapo ka hyrë në fuqi është ndërmarrë në kuadër të luftës anti-informalitet por edhe si rezultat i shtimit të rasteve te moshlyerjes se detyrimeve tatimore edhe kur makina është shitur.
Specialistët e MTI kanë thënë për mediat se problemet me transaksionet e shitjes së mjeteve kanë qenë të shumta sepse jo vetëm që nuk evidentoheshin saktë pronarët e rinj të mjetit dhe dokumentacioni ishte i mangët kur kryheshin këto transaksione tek noterët, por edhe detyrimet financiare që barteshin nga blerësi i vjetër tek i riu vazhdonin dhe njerëzit nuk e dinin akoma mbi detyrimet e taksave sepse nuk paraqiteshin në Drejtorinë e Transportit Rrugor për të bërë përditësimin e lejes së qarkullimit që evidenton pronarin e ri të mjetit. Është në detyrimin e kodit rrugor brenda 10 ditësh kur shitet mjeti që duhet bërë edhe ky përditësim i lejes së qarkullimit dhe njerëzit e neglizhonin këtë gjë. Nëse këto kërkesa nuk do zbatohen, udhëzimi parashikohen penalitete financiare.