Shifra alarmante e ngacmimeve seksuale dhe morale në administratën publike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shifra alarmante e ngacmimeve seksuale dhe morale në administratën publike

07:45 | 06/04/2017
në Shqiperi
0

Avokati i Popullit prezantoi sot studimin: “Ngacmimi moral dhe seksual në administratën publike” i filancuar nga Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës  . Nga sondazhi rezultoi se një pjesë e madhe e punonjësve në administratë kanë njohje të ulët lidhur me ngacmimin moral, por edhe janë ngurrues e kanë frikë të denoncojnë qoftë rastet e ngacmimeve morale, ashtu edhe të atyre seksuale.

Studimi vëren se është shqetësues fakti se deri më tani jurisprudenca e gjykatave në këtë drejtim mungon pothuajse plotësisht. Rastet e ngacmimit seksual janë shumë të pakta, ndërsa ato të ngacmimit moral janë më tepër të lidhura me kërkesat për dëmshpërblim për dëmin moral ose jomaterial.

Aktualisht, legjislacioni shqiptar që trajton drejtpërdrejt çështjet e ngacmimit moral dhe seksual është i kufizuar vetëm në pak akte kryesore siç është Kodi i Punës apo ligji për nëpunësin civil. Mungesa e legjislacionit dytësor apo e atij që quhet “legjislacion i butë” mungon. Kodet e Etikës nëpër institucionet duhet të përmirësohen në këtë drejtim. Shtimi i rregullimit ligjor në akte të tjera dhe detajimi i tij do të kontribuojnë në rritjen e shkallës së njohjes ndaj fenomenit dhe përpjekjeve për parandalimin e tij. Në këtë drejtim, vlen të përmendet edhe mungesa totale dhe e theksuar e trajnimeve jo vetëm të punonjësve, por edhe të titullarëve të institucioneve dhe të institucioneve ligjzbatuese.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ndërkohë që Kodi Penal nuk parashikon ndëshkim për ngacmimin moral, 70% e atyre që iu përgjigjën pyetësorit thanë se ngacmimi moral ndëshkohej nga Kodi Penal. Po ashtu, përgjigjet se ngacmimi moral dhe seksual në administratë është në nivele të ulëta është jo vetëm haptazi në kontradiktë me perceptimin dhe përvojën në administratë, por është dhe tregues i ngurrimit dhe frikës për të denoncuar këto fenomene tek autoritetet garantuese dhe tregues i faktit të “dorëzimit” dhe “pranimit” të situatës dhe të viktimizimit.

Disa nga statistikat e pyetesorit tregojnë se:

– Arsyet kryesore të cilat do të frenonin një punonjës administrate të mos e denonconte  ngacmimin seksual dhe atë moral janë 1) pasojat që mund ti vijnë familjes (27.5%), 2) mungesa e besimit tek institucionet publike (20%) dhe 3) përhapja e opinionit të keq në publik (15%).

– Forma më pak e suksesshme ka qenë ajo e zgjidhjes nëpërmjet rrugës gjyqësore me 7.5%.

– 42.55 deklarojnë se janë informuar nga media rreth ngacmimit moral, 17.5% nga bisedat me miqtë (17.5%) dhe vetëm 10% e të anketuarve deklarojnë se janë informuar nëpërmjet trajnimeve.

– 75% nuk kanë pasur një eksperiencë personale në lidhje me ngacmimin moral në 3 vitet e fundit. 7.5% janë ngacmuar çdo vit në 3 vitet e fundit dhe 17.5% e tyre deklarojnë se janë ngacmuar të paktën 1 herë për të njëjtën periudhë kohore.

Etiketa: administrata publikeAvokati i popullitngacmimet seksuale

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Kampion Europe, Daniel Godelli medalje ari në stilin e shkëputjes

Kampion Europe, Daniel Godelli medalje ari në stilin e shkëputjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com