Bayern Mynih ka vendosur të largojë Julian Nagelsmann nga drejtimi i skuadrës dhe sot pasdite është takuar me teknikun për të ndërprerë përfundimisht marrëveshjen me të. Një vendim i cili do t’u kushtojë shumë shtrenjtë kampionëve të Gjermanisë.
Shkak i largimit të Nagelsmann është bërë një zënkë që përflitet se ka ndodhur mes tij dhe Hasan Salihamidziç, pasi ky i fundi nuk ka pëlqyer deklaratat publike të teknikut sa i përket informacioneve që rridhnin nga dhomat e zhveshjeve. Një zënkë banale, por që sjell largimin e teknikut nga detyra, për t’u zëvendësuar nga Tomas Tuchel.
Vendimi do i kushtojë shumë shtrenjtë bavarezëve, pasi Nagelsmann përfitonte rreth 8-9 milionë euro në sezon nga kontrata e tij dhe kishte firmosur deri në vitin 2025. Sipas “Bild”, prishja e marrëveshjes me të, si dhe me asistentët e tij, do t’i kushtojë Bayernit rreth 30 milionë euro. Një kosto shumë e lartë për t’u paguar për një zënkë, të cilës i bashkohen edhe shpenzimet për Tuchel dhe stafin e tij, të cilët do të nënshkruajnë po deri në vitin 2025.