Në orët e para të mëngjesit të së shtunës katër automjete janë përfshirë nga flakët në rrugën “Kokonozi” në kryeqytet. Policia njofton se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe është vendosur nga shtetasja D. M, 23-vjeç, banuese ne Tiranë.
23-vjeçarja është konfliktuar për motive të dobëta me të dashurin e saj dhe më pas iu ka vënë flakën 4 automjete që rezultojnë të jenë në pronësi të babait të këtij të fundit. Polcia sqaron me tej se është bërë i mundur ndalimi i autorës së ngjarjes, ndërsa ajo u identifikua nga pamjet filmike qe kishin fiksuar kamerat e bizneseve pranë vendit të ngjarjes. Mbi shtetasen Desara Mancellari rëndon vepra penale “Shkatërrim prone me zjarrë”