Sherr për mos-rregjistrimin e pronës/ Kreu i Kadastrës së Tropojës godet me grusht qytetarin në zyrën e tij – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherr për mos-rregjistrimin e pronës/ Kreu i Kadastrës së Tropojës godet me grusht qytetarin në zyrën e tij

17:06 | 17/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Zyrat e regjistrimit të pasurive në vend vazhdojnë të jenë problematike. Pas rastit të kadastrës së Vlorës ku 3 drejtorë dhanë dorëheqjen brenda një muaji për një prone në bregdet, një rast tjetër por kësaj here me dhunë është regjistruar në kadastrën e Tropojës. Dy ditë më parë në zyrën e kreut të kadastrës së Tropojës Blerant Lushaj në vend të zgjidhjes qytetari ka marr grushtet.

Qytetari Ahmet Gjocaj është konfliktuar fizikisht me drejtorin e kadastrës Blerant Lushaj. Shkak është bërë një pronë që kërkonte ta regjistronte prej tre vitesh dhe më pas është arrestuar.

News24 ka siguruar dëshmitë e dhëna përpara oficerit të policisë gjyqësore ku qytetari thotë se kreu i kadastrës nuk i është përgjigjur disa herë shqetësimit të tij. Në datën 15 tetor qytetari ka hyrë në zyrën e drejtorit ku siç thotë është goditur prej tij.

Read more

Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij –

Bie zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, detajet e para –

Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë –

Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja –

“Në 15 tetor, i telefonova disa herë drejtorit Blerant Lushaj për problemin tim por ai nuk ma ka hapur telefonin, të cilit i kam rënë rreth shtatë herë. Nga kjo unë jam nisur për ta takuar tek zyra e tij. Sapo kam hyrë ne zyrë ai direkt më është përgjigjur ‘shko në sportel dhe merr sqarimet e duhura’. Ai u çua nga karrigia dhe më ka goditur me grusht në kokë. Në kushte të tilla dhe unë jam kundërpërgjigjur”, ka thënë në dëshminë e tij qytetari Gjocaj.

Nga ana e tij drejtori i Kadastrës së Tropojës Blerant Lushaj ka thënë në polici  se u dhunua nga qytetari pa ndonjë arsye.

“Shtetasi Ahmet Gjocaj ka hyre direkt në zyrën time dhe më ka goditur me grusht në buzën e sipërme duke më shkaktuar dëmtime. Nuk e di pse më goditi dhe nuk jam në gjendje ta kuptoj. Deri tani asnjëherë nuk kam pasur probleme me këtë person”, ka thënë kreu i Kadastrës.

Pas marrjes së deklarimeve gjykata e Tropojës e liroi qytetarin Ahmet Gjocaj duke vendosur për të vetëm “detyrim paraqitje”. Burime për News24 bëjnë të ditur se drejtori i kadastrës Blerant Lushaj njihet për precedent të sjelljes së tij të keqe me qytetarët e Tropojës.

Në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës rezultojnë një sërë ankesash për kreun e kadastrës së Tropojës, të cilin e akuzojnë jo vetëm për moszgjidhje të problemeve me pronat por edhe për e arrogancë dhe konflikte të përsëritura.

/BallkanWeb

Etiketa: Blerant Lushajkreu i kadastrës së TropojësQytetari Ahmet GjocajZyrat e regjistrimit të pasurive

Të Lidhura

Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij –

Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij –

nga 27
23:34 | 28/05/2026
0

Tre persona janë ekstraduar nga dhe drejt Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit. Nga Italia në Shqipëri u...

Bie zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, detajet e para –

Bie zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, detajet e para –

nga 27
21:58 | 28/05/2026
0

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë, duke krijuar situatë alarmi në zonë. Bëhet...

Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë –

Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë –

nga 27
21:46 | 28/05/2026
0

Gjithçka ka nisur nga një borxh banal prej 300 deri në 500 eurosh, por hetimet e thelluara të autoriteteve italiane...

Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja –

Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja –

nga 27
21:07 | 28/05/2026
0

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, firmos lëvizje në burgje pas dhjetëra kontrolleve në qeli. Nga burime jozyrtare mësohet...

Para
Përmbyset traktori në Urën Vajgurore, humb jetën një person

Përmbyset traktori në Urën Vajgurore, humb jetën një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij –

Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij –

23:34 | 28/05/2026
Bie zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, detajet e para –

Bie zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, detajet e para –

21:58 | 28/05/2026
Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë –

Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë –

21:46 | 28/05/2026
Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja –

Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja –

21:07 | 28/05/2026
Mrekulli në Rrugën e Kombit, ‘dora e Zotit’ mban kamionin pa rënë në greminë –

Mrekulli në Rrugën e Kombit, ‘dora e Zotit’ mban kamionin pa rënë në greminë –

20:54 | 28/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij –
  • Bie zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, detajet e para –
  • Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë –
  • Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja –
  • Mrekulli në Rrugën e Kombit, ‘dora e Zotit’ mban kamionin pa rënë në greminë –
  • Duhen institucione të forta, jo vetëm përkthime ligjesh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij –
  • Bie zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, detajet e para –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com