Tre persona janë plagosur në dalje të qytetit të Laçit pas një sherri të çastit. Sipas raportimeve të para policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar autorin e krimit.
Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy grupeve por ende nuk dihen motivet e sakta të konfliktit. Ngjarja ka alarmuar banorët dhe bizneset, ndërsa policia ka ngritur postblloqe të shumta në qytet deri në qartësimin e situatës.