Një konflikt mes dy fqinjëve në lagjen 18 të qytetit të Korçës degjeroi me përdorimin e armëve të ftohta dhe për pasojë plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme. I plagosuri është shtetasi M.SH, i cili u dërgua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës.
Nga të dhënat e para rezulton se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Skënder Shahinasi, rreth 58 vjeç, i cili ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Korçës.
Policia thotë se motivet e ngjarjes, janë ende të paqarta.
Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të saj.