“Këtu nuk je tek Fevziu apo Sokol Balla”, mësohet t’i ketë thënë Bregu, Bashës
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar demokrat është diskutuar aksioni opozitar i së enjtes në parlament. Ka qenë Majlinda Bregu ajo që i është drejtuar me një gjuhë të ashpër kryetarit Lulzim Basha, duke i kërkuar të mos iu shmanget pyetjeve.
“Nuk je tek Fevziu apo tek Balla këtu që të më japësh përgjigje televizive”, mësohet se i ka thënë Bregu kreut të PD-së. Më tej Lulzim Basha ka pyetur deputetët nëse janë për bllokim të parlamentit apo për bojkot total të tij. Genc Ruli është shprehur se bojkoti duhet menduar sepse nuk ka PD-ja një kauzë kaq të fortë dhe duhet parë më tej si do bëhet rikthimi në Parlament.
Asnjë nga deputetët nuk ka mbështetur idenë e bojkotit, por vetëm bllokim të parlamentit.
Nga ana tjetër, kritika pa pasur edhe Sali Berisha i cili ka thënë se marrëdhëniet mediatike të grupit nuk kanë qenë në nivelin e duhur. “Ne kemi bërë një betejë parimore për drejtësinë.
Venecia dëshmoi sa i drejte ishte qendirmi ynë, por njerezit janë të paqartë”, mësohet të jetë shprehur Berisha. Ai ka kërkuar që opozita të përqendrohet tek Byroja e Hetimit dhe Reforma në Drejtësi, pasi Komisioni i Venecias në rekomadimet e fundit i ka dhënë të drejtë PD-së.
opionin.al