Kryepeshkopi Anastas Janullatos është shëruar nga koronavirusi duke planifikuar kështu rikthimin në Shqipëri.
Spitali “Evangelismos” në Athinë njoftoi se Hirësia e tij e ka kaluar tashmë koronavirusin pas 12 ditësh trajtim, ndërsa pritet t’i rikthehet jetës normale pas daljes së tij gjatë ditës së sotme.
“Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirëasia e tij Anastasi është shëruar dhe del sot nga spitali pas 12 ditësh. Ai do të qendrojë në karantinë brenda shtëpisë nën kujdesin e mjekëve”, njofton spitali.