Përbërësit për 30 copë:
– Miell 1 kg
– Gjalpë të tretur ose Vital 600 gr
– Sheqer 350-400 gr
– Vezë 8 të verdha
– Sodë 3 gr
Për shurupin:
– Sheqer 1250 gr
– Ujë 850 gr
– Pak vanilje
– Arra 75 gr
Për të gatuar sheqerpare speciale veprojmë në këtë mënyrë:
Përgatitet brumi i shkrifët duke rrahur gjalpin me sheqerin, shtojmë pjesë –pjesë të verdha e vezëve duke i punuar vazhdimisht, shtojmë miellin të përzier me sodën e bukës.
Zihet brumi duke e punuar me kujdes për të mos e bërë elastik. Brumi i përgatitur bëhet në formë kulaçi të rrumbullakët, shtypet në trashësi 7-8 mm dhe i vendosim në mes të çdo cope një ose gjysmë thelbi arrë.
Vendoseni në tepsi të thata të pa lyera me yndyrë. Piqen në temperaturën 230 gradë Celsius për 25-30 min. Pasi dalin nga pjekja, duke qenë të ngrohta spërkaten me shurup të ftohtë, i cili duhet të jetë i aromatizuar me vanilje.