Shënohet viktima e dytë në Shkodër nga COVID-19. Raportohet se babai i pacientit “zero” nga Dobraci ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa i moshuari kishte 3 muaj në gjendje kome.
Po ashtu bëhet e ditur se sot do të bëhet edhe varrimi i tij, në orën 14:00, ku nuk do të lejohen persona të tjerë, veç familjarëve. Aktualisht ne Shkoder ka 49 raste.