Është shënur viktima e katërt si pasojë e virusit të gripit. Viktima është 76-vjeçari me inicialet S.K nga qyteti i Tiranës i cili ndërroi jetë në Spitalin Universitar.
Lajmi për humbjen e jetës së 76 vjeçarit e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë e cila bën me dije se i moshuari ka ndërruar jetë nga virusi i gripit AH3N2.