Shëmtia e propagandës dhe TV kombëtare – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shëmtia e propagandës dhe TV kombëtare –

16:46 | 09/04/2023
në Uncategorized
0

Nga Hysni Gurra

Çdo natë na mbin në TV kombëtare me të njëjtin tekst dhe figurë Edi Rama që i shpjegon mjekëve, mësuesve, infermierëve se sa do të rriten rrogat.

Shëmti!

E fundit ishte radha e policëve.

Për hir të titullit për “rriten pagat” një natë na mbiu para syve duke u treguar punonjësve të kryeministrisë se “sa do të rriten pagat”.

Ka 10 vjet në krye të qeverisë dhe më në fund pas 10 vjetësh ka bërë planin mujor që çdo ditë të flas për “pagat”…

Ky njeri që nuk ka miq dhe nuk pyet për miq, sigurisht që nuk ka hallin e njerëzve, por e ka zënë halli i sondazheve.

Tani është koha për vota dhe do të ngul mesazhin se “ky do të rrisë rrogat”?!

E kemi parë Edi Ramën sidomos para zgjedhjeve dhe ngjarjeve të mëdha që përdor të njëjtin strategji komunikimi.

Propagandë e shëmtuar ndonjëherë me pasoja fatale.

Kur siguroi një sasi vaksinash Pfizer kontrabandë nga Italia bëri një shfaqje të shëmtuar.

Çdo ditë, me pikatore, që të prodhonte lajmet e darkës “vaksinonte” personalitete, pensionistë etj.

Sa jetë të humbura mjekësh do të kishin shpëtuar nëse nuk do të kishte hallin të bënte “lajme” çdo natë me “personalitete”?

Në vend që të vaksinonte mjekët e vijës së parë të frontit, njeriu i fiksuar pas ideve të tij fikse bënte listat e “vaksinimit” dhe shijonte lajmet e darkës.

Si është e mundur që të dalë “një lajm” copy-paste në çdo televizion?

E thjeshtë: është lajm i përgatitur nga ai vetë.

TV vetëm sa e transmetojnë. “Kush e hëngri e hëngri”.

Është në nderin e televizioneve që minimumi të thonë: “këto lajme janë të përgatitura nga zyra e kryeministrit, ose nga zyra e bashkisë”.

Është e tepërt të kërkosh nga AMA që minimumi të tërheq vëmendjen për këtë thyerje flagrante të kodit të transmetimit, por vetë AMA-s dhe sejmenëve të Ramës u duhet kujtuar se edhe nën komunizëm ishte pak më ndryshe.

Të paktën “propagandën” e përgatisnin gazetarët.

Sot megjithëse i kontrollon mediat, Rama i bën vetë edhe lajmet.

Por për t’i shitur i shet si “lajme që i kanë bërë të tjerët”.

Si çdo zullum tjetër që bën…

Sa e bukur!

Bën vetë lajmet, i sheh po vetë, dhe duartroket veten!

Kështu do të bëjë deri në zgjedhje, do shkojë te zjarrfikësit, te mësuesit…

Ky që thotë do mbjell pemë me paratë e fushatës, blen vota drejtpërdrejt me paratë e buxhetit të shtetit (shpërblimi për 690 mijë pensionistë), dhe ministrat e tij përdorin makinat, karburantin dhe gjithë infrastrukturën logjistike të shtetit për të aktivitete partiake. Fushata elektorale është aktivitet partiak.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Si të dallosh manipulimet e inteligjencës artificiale –

Si të dallosh manipulimet e inteligjencës artificiale -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Genjen, refuzoi të dilte nga qelia, jo se u vonua makina për çuar në gjyq –

14:03 | 05/01/2026
“Trajtimi çnjerëzor në burg”, Ilir Meta kryen 3000 telefonata dhe 170 takime brenda vitit –

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Metën –

13:49 | 05/01/2026
AZHBR ka dështuar, duhet zhbërë –

AZHBR ka dështuar, duhet zhbërë –

13:43 | 05/01/2026
Do mbajmë tryezën e frontit opozitar për të bashkërenduar veprimet kundër narko-regjimit –

13:23 | 05/01/2026
Rama po shkel rëndë Kushtetutën duke mbrojtur Ballukun, ky është grusht shteti –

12:59 | 05/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Genjen, refuzoi të dilte nga qelia, jo se u vonua makina për çuar në gjyq –
  • Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Metën –
  • AZHBR ka dështuar, duhet zhbërë –
  • Do mbajmë tryezën e frontit opozitar për të bashkërenduar veprimet kundër narko-regjimit –
  • Rama po shkel rëndë Kushtetutën duke mbrojtur Ballukun, ky është grusht shteti –
  • Në Europë policia mbron protestën, këtu dhunohen qytetarët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Genjen, refuzoi të dilte nga qelia, jo se u vonua makina për çuar në gjyq –
  • Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Metën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com