Pas protestës së banorëve të Shkozës për banesat që rrezikojnë t’u shemben nga projekti i lumit të Lanës, ka reaguar kryetari i PD, Lulzim Basha, ku e cilëson vendimin si krim.
Basha deklaron se nxjerrja në rrugë e 150 familjeve i kalon kufijtë e mashtrimit, pasi Rama në fushatë u premtoi shpronësim sipas tregut.
“Nxjerrja në rrugë e 150 familjeve në Shkozë, me një të rënë të lapsit, i kalon kufinjtë e mashtrimit, dhe është një krim i vërtetë. Në fushatë ishte Edi Rama që përmes mashës së tij në Bashki, u premtoi shpronësim sipas tregut.
Pasi ju mori votën ju thotë do ju jap bonus strehimi. Por përtej mashtrimit tipik të Edi Ramës, kemi të bëjmë me një krim, se krim është të përmbysësh jetën e 150 familjeve, burrave e grave, fëmijëve e të miturve, të moshuarve. Ka vetëm një mënyrë për të zbutur këtë dramë, shpronësim sipas vlerës së tregut. Ne do ta kërkojmë me ngulm këtë” deklaroi Basha.