Shembet ura në Fan të Mirditës. Për pasojë 5 fshatra kanë mbetur të bllokuar. Ndërkohë kanë dalë pamjet nga shembja e urës dhe vërshimi i ujit. Ende nuk dihet nëse institucionet përkatësë kanë ndërhyrë për të rregulluar urën që shërben lidhëse me disa fshatra.
Aktualisht, si pasojë e motit të keq 350 hektarë tokë janë përmbytur në Shkodër. Situata nga reshjet paraqitet më e mirë sot dhe ashtu do jetë edhe në ditët në vijim.