Shehu: Diskriminim ekstrem në shëndetësi, ja faktet

Lexo edhe

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka vijuar denoncimet në sektorin e shëndetësisë, që sipas tij, është diskriminues deri në ekstrem.

Mesazhi i Shehut:

Sistem ynë shëndetësor, diskriminues deri në ekstrem. Rilindja filloi me mashtrimin “shendetesi falas” e po e përfundon me një model Afrikano Qendror edhe për aspektin social, padrejtesive ndaj qytetareve dhe kur bëhet fjale për “Jetë a Vdekje” të tyre.
Në asnjë vend civil nuk ndodh që vetem një numer i vogel qytetaresh, të cilët mund të paguajne bollshem, të mund të perfitojne nga procedura ekstremisht urgjente, të sukseseshme mjekuese, Jetë a Vdekje keto, që tek ne mund te realizohen vetëm në spital privat te vendi kundrejt pageses direkte.

Sot dua të përmend njeren prej tyre, trombektomine mini invazive arteriale cerebrale, gjë për të cilën ajo strukture private duhet përgezuar së bashku me mjekët e sherbimit universitar, që e realizojne aty. Po për shumicën e popullesise që nuk mund të paguaje….perfundimi është ose fatal, ose ne rastet “fatlume” me pasoja invalidizuese, me kosto te larte sociale e financiare.

Ku është shteti këtu, te drejtat e njeriut, e drejta Kushtetuese për sherbim mjekesor e Jete, ligji kunder diskriminimit etj, të shkelura terresisht?! Është detyra Kushtetuese e Shtetit që te tilla proceduara jetesore e urgjente te mire provuara, të behen te arriteshme nga e gjithe popullesia, qoftë në spitalet publike, qofte ne ato private, por te rimbursuara.

Është detyra e sistemit publik shendetesor te ngreje të gjithe strukturen urgjente qe ata paciente të arrijne të marrin gratis te tilla ndihma mjekesore, brenda afatit disa orësh per suksesin. Unë përmenda vetëm një procedure mjekesore nga shumë te tilla te realizueshme, por që jane “molle e ndalueme” per shumicen e shqiptareve. Padrejtesi të tilla ekstreme ndodhin vetem në vende të tipit te Afrikes Qendrore.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *