Tenderi i Spitalit të Vlorës për me objekt “Evadim i mbetjeve te rrezikshme spitalore për nevoja te SRV” ka përfunduar dy herë në KPP. Të menaxhosh dhe pastrosh mbetjes spitalore është një proces i rrezikshëm dhe duhet të bëhet sipas standardeve europiane, por biznesmenëve nuk iu intereson kjo, e kanë mendjen tek fitimet. Kështu për këtë tender me vlerë 100 milionë lekë po bëhet ‘luftë’ mes dy oligarkëve të fuqishëm.
Konkretisht, kanë bërë denoncime për këtë tender firmat “Medi – Tel” SHPK në pronësi të Anastas Peçinit dhe firma Eco Riciklim në pronësi të Arbër Teqjas.
Të dyja firmat ankohen se Spitali i Vlorës, si autoritet kontraktor (AK) i ka përjashtuar pa të drejtë nga gara. Sakaq, në dokumentin e ankesës së Eco Riciklim shohim se Teqja nuk pranon përjashtimin nga AK me argumentin që “ Eco Riciklim ka paraqitur kontratën të lidhur me shoqërinë “Eko Elb”sha me nr.122 prot datë 27.02.2023 ku rezulton se kjo është me afat 3-mujor dhe efektet zgjasin deri me 27.05.2023, kohë e pamjaftueshme për të mbuluar afatin e zbatimit të kontratës.”

Në fakt, nëse kjo pikë është e vërtetë firma e tij skualifikohet automatikisht, por me sa duket Teqja nuk është mësuar me humbje dhe hidhet në aksion. Gjithsesi, mbetet për t’u parë vendimi i KPP.
Ankesa e Anastas Prençit
Ndërkohë më datë 23 maj ka dërguar një ankesë pranë KPP për të njëjtën ankesë edhe firma “Medi – Tel” SHPK e Anastas Prençit. Ky i fundit nuk pranon argumentin e AK për skualifkimin e tij. Sipas të dhënave arsyeja e skualifikimit nga gara është se “Medi – Tel” SHPK ka paraqitur Leje Mjedisore tipi A (me kod III.I.C) shoqëruar me Akt – Miratimin përkatës Nr.prot 2544/1 datë 18.04.2023, me Nr.identifikimi të Lejes 3133/1, K.Nr.38. Licenca II.2.B e paraqitur nga OE Medi-Tel, nuk I përket Lejes Mjedisore të paraqitur.

Kriteri qartësisht kërkon që licenca e paraqitur ti përkasë Lejes së Mjedisit të paraqitur, ndërkohë që qartësisht Licenca e paraqitur nga OE Medi-Tel për incenerimin nuk i përket Akt-Miratimit të Lejes së Mjedisit të paraqitur për incenerimin të vitit 2023, por një Akt-Miratimi tjetër, të vitit 2020 me të tjerë numra identifikimi”, thuhet në argumentimin e spitalit. Por, Prençi kërkon që ky argument të rishikohet dhe pretendon të rikthehet në garë.
Sakaq, duke marrë parasysh ankesat e të dyve, duket më shumë si një luftë ku KPP do të futet si faktor për të ndarë 100 milionët e spitalit. Theksojmë se, të dy denoncuesit janë biznesmenë që janë mësuar të përfitojë tenderë pa garë.
Dy oligarkët
Anastas Prençi është pronari i spitalit Salus gjithashtu. Ndërsa njihet si mik i qeverisë, sepse përfiton tenderë në shkelje të ligjit nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa Arbër Teqja është nga ata biznesmenë, veprimtaria e të cilit fillon nga përvetësimi parave publike me receta fiktive, mashtrimi me zbatimin e 38 kontratave për asgjësimin e mbetjeve spitalore tek dyshimi për pastrim parash me kompani fantazmë dhe resorte.
Tenderë korruptivë, mashtrim me kontratat publike, falsifikime, krime mjedisore, korruptim të funksionarëve publikë, skema mashtrimi me TVSH-në, receta false, përplasje për pazare dhe dyshime për pastrim parash të një oligarku në resorte luksoze. Këto janë vetëm disa nga gjurmët e veprimtarisë së Arbër Teqjas, emri të cilit lidhet me kompaninë e krimeve mjedisore Eco Riciklim, por edhe me restortin e parave të dyshimta Equos Resort apo me kompanitë fantazmë FOREVER CONSTRUCTION dhe DIAL-ALB.

Në vitin 2015, ishte në burg për vjedhjen e parave publike me recetat false të ilaçeve, sot Arbër Teqja qarkullon miliona, makina luksoze dhe pasuri të paluajtshme pa burime të ligjshme të ardhurash. Ky është modeli i biznesmenit që parapëlqen qeveria për t’i ndarë paratë publike.
Lexo edheAbuzoi me fondet gjatë pandemisë/ Arbër Teqja merr nga Spitali i Erdoganit 160 milionë lekë pa garë