Shefi i FMN-së për Shqipërinë: Të kufizohen PPP me propozime të pakërkuara – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shefi i FMN-së për Shqipërinë: Të kufizohen PPP me propozime të pakërkuara

15:00 | 27/09/2019
në Kryesore
0

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë të ndalë propozimet e pakërkuara për shërbimet publike.

Në përgjigjen zyrtare që Fondi monetarë ndërkombëtar i ka dhënë News24 lidhur me Projektet e Partneritetit Publik Privat shefi i misionit për Shqipërinë Jans Kees Martijn deklaron se është nevoja që qeveria të vendos prioritetet që i nevojiten vendit për investimet publike.

“Ajo që ne shohim është nevoja për të pasur një kuadër më të integruar për investimet publike. Kjo do të thotë që duhet të jetë qeveria ajo që e vendos axhendën e prioriteteve të saj bazuar në strategjitë kombëtare dhe sektoriale, si dhe që nevojat për investime janë prioritizuar si brenda të njëjtit sektor ashtu dhe ndërmjet sektorëve të ndryshëm dhe që projektet janë vlerësuar bazuar në një set kriteresh të qarta dhe i janë nënshtruar një analize të vlerës (që sjellin) për paratë (e investuara). Aktualisht, PPP-të nuk i nënshtrohen të njëjtit proces dhe nuk janë të harmonizuara me ciklin buxhetor, si projektet e tjera të investimeve.”- tha Jan Kees Martijn.

Read more

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Intervista e plotë Jan Kees Martijn, Shef Misioni për Shqipërinë

1- Nga viti i ardhshëm do të vihen në funksion një sistem i ri elektronik i cili do të raportojë në kohë reale tek tatimet shitjet e biznesit, por eshte kundershtuar nga bizneset per koston shtese qe do te sjelle..Ju si FMN a jeni dakort me një nismë të tillë? Mendoni se biznesi me këtë nismë do të ketë kosto shtesë?

Jan Kees Martijn, Shef Misioni per Shqipërinë: Ne e mbështesim objektivin e qeverisë për të ulur informalitetin dhe për të përmirësuar përmbushjen vullnetare të kuadrit tatimor.

Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është kombinimi i politikave të shëndosha tatimore që shmangin normat preferenciale të taksave apo përjashtimet për sektorë a industri të ndryshme, me metodat moderne të administrimit tatimor. Ne si FMN, kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim asistence teknike intensive për të rritur kapacitetet dhe për të përmirësuar përmbushjen e kuadrit tatimor. Ne jemi duke e ndihmuar Drejtorinë  e Përgjithshme të Tatimeve (DPT) në përdorimin e metodave të menaxhimit të bazuara te risku të cilat promovojnë përmbushjen vullnetare të kuadrit ligjor tatimor. Kjo kërkon një system tatimor që e bën të thjeshtë dhe të leverdisshme për tatimpaguesin që të zbatojë ligjet dhe rregullat. Në të ardhmen, shërbimi ndaj taksapaguesve i DPT-së, auditi dhe mbledhja e detyrimeve tatimore do të përqëndrohen në ato segmente taksapaguesish apo në ato industri, ku përmbushja është më e dobët. Përdorimi më i gjerë i kasave fiskale mund të ndihmojë përmbushjen tatimore, por vetëm në kombinim me përdorimin e metodave moderne të përmbushjes nga ana DPT-së dhe pa u ngarkuar një barrë të panevojshme bizneseve.

2-Disa ditë më parë parlamenti miratoi dhënien me partneritet publik privat të 2 rrugëve shumë të debatuara nga politika dhe ekspertë Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat me vlere 280 mln euro. FMN eshte shprehur kritik ndaj PPP ne pergjithesi,,po per keto dy te fundit?

Jan Kees Martijn, Shef Misioni per Shqipërinë: Në vitet e fundit Shqipëria është mbështetur gjithnjë e më shumë në përdorimin e PPP-ve për të financuar nevojat e veta për investime dhe për të ofruar shërbime publike. Duke qenë se stoku i PPP-ve vazhdon të rritet, është e rëndësishme që qeveria të ekuilibrojë oportunitetet dhe rreziqet që PPP-të sjellin, jo vetëm në vitin aktual buxhetor, por për gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës. Ne jemi të inkurajuar që me ndryshimet e fundit në ligjin e PPP-ve, Ministria e Financave do të ketë një rol më vendimtar në monitorimin e rreziqeve të PPP-ve përpara se ato të nënshkruhen, por edhe gjatë kohës së zbatimit. Do të jetë shumë e rëndësishme që Ministria ta ushtrojë plotësisht këtë përgjegjësi të re për të mbrojtur financat publike.

Pa hyrë në detajet e projekteve individuale, ajo që ne shohim është nevoja për të pasur një kuadër më të integruar për investimet publike. Kjo do të thotë që duhet të jetë qeveria ajo që e vendos axhendën e prioriteteve të saj bazuar në strategjitë kombëtare dhe sektoriale, si dhe që nevojat për investime janë prioritizuar si brenda të njëjtit sektor ashtu dhe ndërmjet sektorëve të ndryshëm dhe që projektet janë vlerësuar bazuar në një set kriteresh të qarta dhe i janë nënshtruar një analize të vlerës (që sjellin) për paratë (e investuara). Aktualisht, PPP-të nuk i nënshtrohen të njëjtit procesi dhe nuk janë të harmonizuara me ciklin buxhetor, si projektet e tjera të investimeve.

Për më tepër, mbështetja e tepërt në propozime të pakërkuara do të thotë që disa projekte mund të zënë hapësirën buxhetore në të ardhmen pa iu nënshtruar procesit të prioritizimit më parë. Kufizimi i hapësirës për përdorimin e propozimeve të pakërkuara në të ardhmen është një zhvillim i dobishëm. Në mënyre ideale, qeveria duhet të bazohet gjithmonë në një proces prokurimi të hapur dhe konkurues.

3- Në raportin tuaj të fundit rreth ecurisë ekonomike të Shqipërisë, ju parashikoni që rritja të ngadalësohet në vitin 2019 në 3.5 %.  Perse ky prashikim?

Jan Kees Martijn, Shef Misioni per Shqipërinë: Ne gjithmonë i rishikojmë parashikimet tona sa herë dalin të dhëna të tjera. Ne e rishikuam parashikimin për rritjen në 2019 në nivelin 3.5% në raportin tonë të qershorit. Që nga ajo kohë ne kemi mësuar për normën e rritjes ekonomike në tremujorin e parë, e cila u ndikua nga zhvillime jo të favorshme në sektorin e energjise elektrike dhe nga një mjedis i jashtëm më pak i favorshëm në partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Rifreskimi ynë i radhës do të publikohet në tetor, dhe më pas një mision i FMN-së do të vizitojë Tiranën përsëri në nëntor për të kryer konsultimet e përvitshme në kuadër të Artikullit IV. Atëhere në do të shikojmë zhvillimet më të fundit në ekonomi dhe do të rifreskojmë edhe parashikmet tona.

/BallkanWeb/

 

Etiketa: Fondi Monetar NdërkombëtarJans Kees MartijnProjektet e Partneritetit Publik Privatshefi i misionit për Shqipërinë

Të Lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

nga 27
22:42 | 23/04/2026
0

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

nga 27
22:18 | 23/04/2026
0

Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R....

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

nga 27
22:06 | 23/04/2026
0

Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës...

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

nga 27
21:26 | 23/04/2026
0

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...

Para
Pamje të rënda, sulmuesi shqiptar dhunohet barbarisht në Kroaci (foto)

Pamje të rënda, sulmuesi shqiptar dhunohet barbarisht në Kroaci (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

22:42 | 23/04/2026
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

22:18 | 23/04/2026
Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

22:06 | 23/04/2026
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

21:26 | 23/04/2026
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

21:18 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –
  • Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –
  • Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –
  • Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –
  • Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com