• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA të përkushtuara ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor –

08:07 | 21/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nënvizon urgjencën dhe rëndësinë e punës së Shteteve të Bashkuara “për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë aspiratat e tyre për integrimin evropian dhe anëtarësimin në institucionet euro-atlantike”.

Komenti është pjesë e një reagimi që një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i dha Zërit të Amerikës, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy javën e kaluar “se ka informacione që Rusia mund të përpiqet të nxisë një konflikt në Ballkanin Perëndimor”.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me vendet e Ballkanit Perëndimor, partnerët tanë evropianë dhe komunitetin ndërkombëtar për të çuar përpara reformat në qeverisje, në sundimin e ligjit, ato zgjedhore dhe në luftën kundër korrupsionit, që do të pakësonin shanset për ndikimin keqdashës rus dhe do të sillnin paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe mirëqenie për rajonin”, thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Ai shtoi se sanksionet e shpallura nga Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit javën e kaluar kishin për qëllim pikërisht këtë problem, kryqëzimin midis ndikimit keqdashës rus dhe korrupsionit.

Zëdhënësi i referohet shpalljes nga qeveria amerikane të politikanëve serbë si persona të padëshiruar dhe vendosjes së sanksioneve ndaj 12 entiteteve në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, aktiviteti i të cilëve lidhet me ndikimin keqdashës rus në rajon dhe korrupsionin.

“Të dyja pengojnë përpjekjet e rajonit për të përparuar drejt anëtarësimit në BE dhe një të ardhmeje më të begatë. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe për të gjitha vendet në Evropë, është i rëndësishëm rezultati i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse është kritike që ne të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku përballë agresionit të Rusisë”, tha ai.

Pas komentit të presidentit Zelenskyy, zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se ndikimi keqdashës rus në territorin e Ballkanit Perëndimor, nuk është shqetësim i ri.

“Rusia po bën gjithçka që mundet për të mbjellë pakënaqësi, paqendrueshmëri politike, po ndërhyn nga jashtë, po keqinformon. Dhe kjo është arsyeja pse ne po rrisim në fakt bashkëpunimin dhe ndihmën tonë për partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për forcimin e kapaciteteve dhe aftësive të tyre për t’u përballur me këtë formë të kërcënimeve dhe ndërhyrjet nga jashtë”, tha zoti Stano./VOA

Lexo edhe

Barca e City fitojnë me përmbysje, PSG barazon në sekondat e fundit –

I dashuri i Loredanës çon Milanin në “ferr” (VIDEO)

Grabitja e argjendarisë, zbardhen detajet/ Dëshmia e pronares… –

Të Lidhura

Milano, pretendent për organizimin e finales së Champions League –

Barca e City fitojnë me përmbysje, PSG barazon në sekondat e fundit –

nga 27
23:17 | 28/11/2023
0

Atletico Madridi ka siguruar biletën për 1/16 e Champion League pas fitores në Roterdam, me rezultatin 3:1 ndaj Feyenoord-it. Lutsharel...

I dashuri i Loredanës çon Milanin në “ferr” (VIDEO)

I dashuri i Loredanës çon Milanin në “ferr” (VIDEO)

nga 27
23:06 | 28/11/2023
0

Dortmund arriti një fitore 3-1 në tranfertë ndaj Milanit, që rrezikon të mbetet janë 1/16 në Champions League. Kuqezinjtë patën...

Grabitja e argjendarisë, zbardhen detajet/ Dëshmia e pronares… –

Grabitja e argjendarisë, zbardhen detajet/ Dëshmia e pronares… –

nga 27
22:57 | 28/11/2023
0

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë zgjedhur Ditën e Pavarësisë për të grabitur një argjendari në zonën e...

Takimi në Vlorë, hipokrizi –

Takimi në Vlorë, hipokrizi –

nga 27
22:32 | 28/11/2023
0

Gazetari Martin Leka tha në emisionin Now në Euronews Albania se takimi i Kurtit me Ramën në ditën e Pavarësisë...

Para
Linda Halimi do të lërë “Big Brother VIP Kosova”? Ja çfarë thotë –

Linda Halimi do të lërë “Big Brother VIP Kosova”? Ja çfarë thotë -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milano, pretendent për organizimin e finales së Champions League –

Barca e City fitojnë me përmbysje, PSG barazon në sekondat e fundit –

23:17 | 28/11/2023
I dashuri i Loredanës çon Milanin në “ferr” (VIDEO)

I dashuri i Loredanës çon Milanin në “ferr” (VIDEO)

23:06 | 28/11/2023
Grabitja e argjendarisë, zbardhen detajet/ Dëshmia e pronares… –

Grabitja e argjendarisë, zbardhen detajet/ Dëshmia e pronares… –

22:57 | 28/11/2023
Takimi në Vlorë, hipokrizi –

Takimi në Vlorë, hipokrizi –

22:32 | 28/11/2023
Një “shqiponjë” speciale nga San Siro në Ditën e Pavarësisë (FOTO) –

22:23 | 28/11/2023

Më Të Lexuarat

  • Barca e City fitojnë me përmbysje, PSG barazon në sekondat e fundit –
  • I dashuri i Loredanës çon Milanin në “ferr” (VIDEO)
  • Grabitja e argjendarisë, zbardhen detajet/ Dëshmia e pronares… –
  • Takimi në Vlorë, hipokrizi –
  • Një “shqiponjë” speciale nga San Siro në Ditën e Pavarësisë (FOTO) –
  • SPAK po i heton pasurinë, ja ku shfaqet Elvana Gjata në Ditën e Pavarësisë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Barca e City fitojnë me përmbysje, PSG barazon në sekondat e fundit –
  • I dashuri i Loredanës çon Milanin në “ferr” (VIDEO)

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com