SHBA të përkushtuara ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA të përkushtuara ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor –

08:07 | 21/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nënvizon urgjencën dhe rëndësinë e punës së Shteteve të Bashkuara “për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë aspiratat e tyre për integrimin evropian dhe anëtarësimin në institucionet euro-atlantike”.

Komenti është pjesë e një reagimi që një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i dha Zërit të Amerikës, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy javën e kaluar “se ka informacione që Rusia mund të përpiqet të nxisë një konflikt në Ballkanin Perëndimor”.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me vendet e Ballkanit Perëndimor, partnerët tanë evropianë dhe komunitetin ndërkombëtar për të çuar përpara reformat në qeverisje, në sundimin e ligjit, ato zgjedhore dhe në luftën kundër korrupsionit, që do të pakësonin shanset për ndikimin keqdashës rus dhe do të sillnin paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe mirëqenie për rajonin”, thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Ai shtoi se sanksionet e shpallura nga Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit javën e kaluar kishin për qëllim pikërisht këtë problem, kryqëzimin midis ndikimit keqdashës rus dhe korrupsionit.

Zëdhënësi i referohet shpalljes nga qeveria amerikane të politikanëve serbë si persona të padëshiruar dhe vendosjes së sanksioneve ndaj 12 entiteteve në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, aktiviteti i të cilëve lidhet me ndikimin keqdashës rus në rajon dhe korrupsionin.

“Të dyja pengojnë përpjekjet e rajonit për të përparuar drejt anëtarësimit në BE dhe një të ardhmeje më të begatë. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe për të gjitha vendet në Evropë, është i rëndësishëm rezultati i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse është kritike që ne të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku përballë agresionit të Rusisë”, tha ai.

Pas komentit të presidentit Zelenskyy, zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se ndikimi keqdashës rus në territorin e Ballkanit Perëndimor, nuk është shqetësim i ri.

“Rusia po bën gjithçka që mundet për të mbjellë pakënaqësi, paqendrueshmëri politike, po ndërhyn nga jashtë, po keqinformon. Dhe kjo është arsyeja pse ne po rrisim në fakt bashkëpunimin dhe ndihmën tonë për partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për forcimin e kapaciteteve dhe aftësive të tyre për t’u përballur me këtë formë të kërcënimeve dhe ndërhyrjet nga jashtë”, tha zoti Stano./VOA

Read more

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK shpall pretencën për Bardh Spahinë –

Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve –

PS po shndërrohet në një rrezik kombëtar, guximi qytetar është e vetmja shpresë –

Rama po vepron si argat i Serbisë, a jeni shqiptarë apo çfarë jeni! –

Të Lidhura

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK shpall pretencën për Bardh Spahinë –

nga 27
14:46 | 05/03/2026
0

Në seancën e zhvilluar në GJKKO,  SPAK ka kërkuar dënimin me gjobë prej 700 mijë lekësh për deputetin e PD,...

Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve –

Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve –

nga 27
14:30 | 05/03/2026
0

Drejtoresha e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, Anxhela Paparizo, gjatë një konference për shtyp me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, nuk...

PS po shndërrohet në një rrezik kombëtar, guximi qytetar është e vetmja shpresë –

PS po shndërrohet në një rrezik kombëtar, guximi qytetar është e vetmja shpresë –

nga 27
14:16 | 05/03/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar ashpër mazhorancën gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke e akuzuar qeverinë...

Rama mbetet argat i Serbisë, vepron për të mbrojtur veten e Ballukun –

Rama po vepron si argat i Serbisë, a jeni shqiptarë apo çfarë jeni! –

nga 27
13:44 | 05/03/2026
0

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj mazhorancës socialiste dhe kryeministrit Edi Rama për antishqiptarizëm dhe aleancë me Serbinë...

Para
Linda Halimi do të lërë “Big Brother VIP Kosova”? Ja çfarë thotë –

Linda Halimi do të lërë “Big Brother VIP Kosova”? Ja çfarë thotë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK shpall pretencën për Bardh Spahinë –

14:46 | 05/03/2026
Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve –

Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve –

14:30 | 05/03/2026
PS po shndërrohet në një rrezik kombëtar, guximi qytetar është e vetmja shpresë –

PS po shndërrohet në një rrezik kombëtar, guximi qytetar është e vetmja shpresë –

14:16 | 05/03/2026
Rama mbetet argat i Serbisë, vepron për të mbrojtur veten e Ballukun –

Rama po vepron si argat i Serbisë, a jeni shqiptarë apo çfarë jeni! –

13:44 | 05/03/2026
Rama mbetet argat i Serbisë, vepron për të mbrojtur veten e Ballukun –

Rama mbetet argat i Serbisë, vepron për të mbrojtur veten e Ballukun –

13:36 | 05/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK shpall pretencën për Bardh Spahinë –
  • Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve –
  • PS po shndërrohet në një rrezik kombëtar, guximi qytetar është e vetmja shpresë –
  • Rama po vepron si argat i Serbisë, a jeni shqiptarë apo çfarë jeni! –
  • Rama mbetet argat i Serbisë, vepron për të mbrojtur veten e Ballukun –
  • Gjykata e Shkodrës liron 8 banorët e Rrjollit, por i ndalon të protestojnë për pronat e tyre! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK shpall pretencën për Bardh Spahinë –
  • Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com