SHBA njofton sanksione të reja kundër oligarkëve rusë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA njofton sanksione të reja kundër oligarkëve rusë

23:05 | 03/03/2022
në Bota
0

Uashingtoni njoftoi sot (e enjte) se në koordinim me aleatët dhe vendet partnerë, ka vendosur sanksione të reja që kanë si objektiv elitën ruse, e cila vazhdon të mbështesë Presidentin Putin, pavarësisht sulmit brutal të tij ndaj Ukrainës. Departamenti i Thesarit tha se këta individë janë pasuruar në kurriz të popullit rus dhe se anëtarë të familjeve të tyre janë vendosur në poste të larta në Rusi. Të tjerë drejtojnë kompani të mëdha ruse dhe janë përgjegjës për sigurimin e burimeve të nevojshme për të mbështetur sulmin që Vladimir Putin po kryen ndaj Ukrainës.

Sipas Departamentit të Thesarit këta individë dhe anëtarët e familjeve të tyre do të shkëputen nga sistemi financiar amerikan, pasuritë e tyre në Shtetet e Bashkuara do të ngrihen dhe pronat e tyre do të bllokohen. Departamenti i Thesarit do të ndajë informacionet e inteligjencën financiare si dhe prova të tjera me Departamentin e Drejtësisë për të mbështetur procesin e ndjekjes penale dhe sekuestrimin e pronave.

Mes emra ndaj të cilëve janë vendosur sanksione është Alisher Burhanovich Usmanov, një nga individët më të pasur të Rusi dhe një aleat i ngushtë i zotit Putin. Prona e tij do të bllokohet në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë superjahtin e tij, një nga më të mëdhenjtë në botë, si dhe avionin e tij privat, një nga më të mëdhenjtë në pronësi private në Rusi. Shtetet e Bashkuara do të sanksionojnë gjithashtu Dmitry Peskov, i cili në cilësinë e zëdhënësit të zotin Putin shihet nga autoritetet amerikane si furnizuesi kryesor i propagandës së tij.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Uashingtoni njoftoi se ka vendosur kufizime për hyrjen në Shtetet e Bashkuara për 19 oligarkë dhe 47 anëtarë të familjeve e bashkëpunëtorë të tyre të ngushtë.

Personat dhe kompanitë e sanksionuara

  • Nikolai Tokarev (bashkëshortja e tij Galina, vajza Mayya dhe dy kompanitë e tij të mëdha të pasurive të patundshme).
  • Boris Rotenberg (bashkëshortja e tij Karina dhe djemtë e tij Roman dhe Boris)
  • Arkady Rotenberg (djemtë e tij Pavel dhe Igor dhe vajza Liliya)
  • Sergei Chemezov (bashkëshortja e tij Yekaterina, djali i tij Stanislav dhe vajza e tij Anastasiya).
  • Igor Shuvalov (pesë kompanitë e tij, bashkëshortja e tij Olga, djali i tij Evgeny dhe kompania e tij, si dhe vajza e tij Maria dhe një kompani e saj).
  • Yevgeniy Prigozhin (tre kompanitë e tij, bashkëshortja Polina, vajza Lyubov dhe djali i tij Pavel).
  • Dmitry Peskov, sekretari i Shtypit i Presidentit Putin.
  • Alisher Usmanov (superjahti i tij, një nga më të mëdhenjtë në botë si dhe avioni i tij privat).

Operacioni ‘KleptoCapture’

Të mërkurën Shtetet e Bashkuara njoftuan një përpjekje gjithëpërfshirëse për të identifikuar dhe sekuestruar pronat e rusëve të pasur që kanë mbështetur regjimin e Presidentit Vladmir Putin, si pjesë e përgjigjes së Uashingtonit ndaj sulmit të Moskës mbi Ukrainën.

Nisma e re e udhëhequr nga Departamenti i Drejtësisë, quhet operacioni ‘KleptoCapture’. Ajo u njoftua fillimisht nga Presidenti Joe Biden të martën në fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit.

“Sonte u them oligarkëve rusë dhe udhëheqësve të korruptuar që hodhën miliarda dollarë tek ky regjim i dhunshëm: Jo më!”, tha zoti Biden.

“Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara po mbledh një grup pune të dedikuar për të ndjekur krimet e oligarkëve rusë. Ne po bashkohemi me aleatët tanë evropianë për të gjetur dhe sekuestruar jahtet tuaja, apartamentet tuaja luksoze, avionët tuaj privatë. Ne po u vihemi pas përfitimet tuaja të paligjshme”, tha ai.

Të mërkurën në mëngjes, Prokurori i Përgjithshëm Merrick B. Garland njoftoi formimin e grupit të ri të punës, duke vënë në dukje se qëllimi i tij do të ishte të zbatonte sanksionet ekonomike që janë vendosur kundër Rusisë që nga sulmi i saj në Ukrainë javën e kaluar.

“Departamenti i Drejtësisë do të përdorë të gjithë autoritetet e tij për të sekuestruar pronat e individëve dhe subjekteve që shkelin këto sanksione”, tha zoti Garland. “Nuk do të lëmë gur pa lëvizur në përpjekjet tona për të hetuar, arrestuar dhe t’i ndjekur ata penalisht, aktet kriminale të të cilëve i mundësojnë qeverisë ruse të vazhdojë këtë luftë të padrejtë. Më lejoni të jem i qartë: nëse shkelni ligjet tona, ne do t’u kërkojmë llogari”.

Ekspertët thonë se puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive do të mbështetet në një kombinim të mbledhjes së informacioneve të zbulimit, analizës së të dhënave dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, gjë që është e zakonshme në hetimet penale.

“Ne kemi parë konfiskim pronash e pasurish në të kaluarën. Ne kemi parë jahte, apartamente dhe gjëra të tjera që janë sekuestruar”, tha Daniel P. Ahn, një bashkëpunëtor i Qendrës Ndërkombëtare ‘Woodrow Wilson’ i cili ka punuar si kryekonomist për Departamentin e Shtetit. “Ky është një ndryshim në shkallë angazhimi, më shumë sesa një ndryshim në instrumentat e përdorur”.

Zoti Ahn tha se identifikimi i pronarëve të vërtetë të disa pasurive do të jetë një “problem i mprehtë i zbulimit”. Pasuritë në pronësi të individëve jashtëzakonisht të pasur shpesh kontrollohen nga një rrjet kompleks kompanish guaskë, apo të regjistruara në parajsa fiskale si dhe subjekte të tjera që i maskojnë ato, të cilët zyrtarët e zbatimit të ligjit i referohen si “pronarët përfitues”.

Që kur vendet e Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë filluan të vendosin sanksione ndaj bankave ruse dhe mbështetësve të pasur të zotit Putin, jahte të mëdhenj në pronësi apo që besohet se janë në pronësi të oligarkëve rusë, janë parë të largohen nga portet e vendeve që u janë bashkuar sanksioneve.

Disa kanë lundruar drejt vendeve që nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara.

Të mërkurën, oligarku Roman Abramovich, i cili zotëron klubin shumë të suksesshëm të futbollit me bazë në Londër, Chelsea, njoftoi se e kishte nxjerrë klubin në shitje, duke shlyer rreth 2 miliardë dollarë kredi. Të martën, një anëtar i Parlamentit Britanik tha në një fjalim se zoti Abramovich po përpiqej gjithashtu të shiste një sërë pronash luksoze në Londër.

Ekspertët thonë se ata besojnë se oligarkët mund të përpiqen të heqin dorë nga ato prona që mund të lidhen më lehtë me ta, me shpresën se sekuestrimi i tyre do të kënaqte qeveritë perëndimore.

“Nëse unë jam një kleptokrat dhe nuk dua që ata të marrin pjesën më të madhe të gjërave të mia, do t’i hiqja ato për të cilat janë në dijeni të gjithë, me shpresën që do të më linin rehat”, thotë për Zërin te Amerikës Jim Richards, themelues i ‘RegTech Consulting’.

Zoti Richards, i cili ka punuar si drejtor i menaxhimit të rrezikut për krimet financiare për ‘Wells Fargo & Company’ për 12 vite, thotë se zoti Abramovich dhe oligarkët e tjerë do të jenë treguar të kujdesshëm që të kenë sasi të mëdha pasurish të fshehura, të cilat do të jenë të vështira ose të pamundura që të zbulohen nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

“Çka dua të them është se gjëja e fundit që këta persona duan është që të dashurat, fëmijët apo vetë ata të përfundojnë në një apartament në Moskë”, thotë ai.

Qëllimi i sanksioneve

Ndërsa vendet perëndimore vazhdojnë të rrisin numrin e sanksioneve ndaj ekonomisë ruse, objektivi i tyre përfundimtar mund të vihet në pikëpyetje.

Zoti Ahn thotë se ka tre synime kur bëhet fjalë për sanksionet. E para është shkaktimi i dëmit ekonomik ndaj objektivit. E dyta është të pengojë ose të ndryshojë sjellje specifike. E treta është të shprehin mosmiratimin ndaj veprimeve specifike të palës që sanksionohet ose solidaritetin me ata që janë viktima të këtyre veprimeve.

Zoti Ahn thotë se për aq kohë sa sanksionet e vendosura ndaj Rusisë synojnë të shkaktojnë dëm ekonomik, ato kanë qenë pjesërisht të suksesshme deri më tani. Koha ka të ngjarë të tregojë një përkeqësim të ekonomisë ruse. Por kur bëhet fjalë për parandalimin apo ndaljen e agresionit rus kundër Ukrainës, sanksionet kanë dështuar qartë, të paktën deri më tani.

Suksesi simbolik i regjimit të sanksioneve është zakonisht më i madh, sa më të shumëanshme të jenë ato, thotë zoti Ahn. Në këtë pikë, veprimet e ndërmarra kundër Rusisë kanë qenë mjaft të suksesshme, duke i bërë dëm të konsiderueshëm reputacionin të qeverisë së zotit Putin/VOA/

 

Etiketa: oligarkëtrussanksioneSHBA

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Ra “pre” e raketave ruse, trajnerja e ekipit kombëtar të notit në Ukrainë nxirret e gjallë nga rrënojat

Ra “pre” e raketave ruse, trajnerja e ekipit kombëtar të notit në Ukrainë nxirret e gjallë nga rrënojat

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com