Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka thënë sot se SHBA mirëpret vendimin e Kosovës për të pranuar në parim Planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Hovenier në një postim në Twitter shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim Propozimin e BE-së dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë”, shkruan ambasadori amerikan.
Të hënën ishte për vizitë në Kosovë i dërguar i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Pas takimit me Lajçak, kryeministri Albin Kurti ka thënë se pranon në parim planin e BE-së dhe se është një bazë e mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.
Pas takimit në Prishtinë lidhur me këtë çështje ka shkruar edhe Lajçak.
Ai tha se i vjen mirë që edhe Kosova pranoi në parim planin e Bashkimit Evropian.
Lajçak bën të ditur se pas pranimit të planit të BE-së nga Kosova do të vazhdojnë diskutimet në nivel të lartë.