Palët ndërluftuese në Sudan kanë rënë dakord për një armëpushim mbarëkombëtar për 24 orë nga ora 6 e mëngjesit e ditës së shtunë, siç raportohet në një deklaratë të përbashkët nga Arabia Saudite dhe SHBA, të cilat janë ndërmjetësuese në bisedime.
Ushtria e rregullt e Sudanit dhe Forca paraushtarake e Mbështetjes së Shpejtë ranë dakord të “përmbahen nga lëvizjet e ndaluara, sulmet, përdorimi i avionëve ose dronëve, bombardimet ajrore, sulmet e artilerisë, përforcimi i pozicioneve dhe rifurnizimi i forcave dhe të përmbahen nga sigurimi i një avantazh ushtarak gjatë armëpushimit”, thuhet në deklaratë.
Nëse palët dështojnë të respektojnë armëpushimin, “ndërmjetësuesit do të detyrohen të marrin në konsideratë ndërprerjen e bisedimeve në Jeddah”.
Deklarata e përbashkët e SHBA-së dhe Arabisë Saudite i referohet negociatave që synojnë t’i japin fund konflikteve që janë ndezur prej gati dy muajsh në Sudan.
“Ne u kemi ofruar të dyja palëve shumë mundësi për t’i dhënë fund kësaj lufte të pakuptimtë” tha Byroja e Çështjeve Afrikane e Departamentit Amerikan të Shtetit në Twitter.
“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të respektojnë angazhimin që ata morën sot për një armëpushim 24-orësh që do t’i lejojë popullit sudanez të marrë ndihmë kritike humanitare.”