Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit John Kirby u shpreh se “Ne e dënojmë këtë akt të dhunës, pavarësisht burimit të saj. Mendimet dhe lutjet tona janë me të dhe familjen e tij”, ka thënë ai.
Ndërkohë që ka pasur protesta në ditët e fundit në Turqi, në një nivel politik qeveritë turke dhe ruse kanë bashkëpunuar në operacionin e armëpushimit Aleppo, raportoi korrespondenti i BBC-së në Turqi, Mark Lowen. Është shumë herët që të dihen motivet e sulmuesit. Disa raporte thonë se ai hyri në galeri arti duke përdorur një kartë identiteti të një polici.