Ish-deputeti socialist, Spartak Braho ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj liderit të PS-së dhe kryeministrit aktual të vendit, Edi Rama. Braho e cilëson Ramën, si sharlatanm dhe sociapat, i cili ka monopolizuar çdo gjë. Sipas ish-deputetit Braho, Ramën e pret i njëjti fund si Benito Musolini, i cili themeloi fashizmin në Itali.
“Edi Rama është sharlantan, është edhe sociopat. Është pa shina. Veçanërisht me egon e tij për të monopolizuar çdo gjë. Ai do iki si Musolini. Kam parashikuar metoditën e qeverisjes së tij. Është sharlatan, po e përsëris. është njeri jonormal. Duam qetësi. Ka probleme të tjera populli, vendi, të cilat duhen të zhvillohen dhe të ecin duke u zgjidhur në front.”-u shpreh Braho.