Reali i Madridit do të luajë javën e ardhshme ndaj Sevillas dhe Zinedine Zidane do të përballet me 3 mungesa të rëndësishme atë të Carvajal, Casemiros dhe Sergio Ramos për shkak të kartonave të verdhë e të kuq të marrë ndaj Bilbaos.
Pesha më e madhe bie mbi kapitenin e Los Blancos që në minutat e fundit të sfidës mori kartonin e dytë të verdhë që u kthye në të kuq duke vendosur një rekord më vete në kampionatin spanjoll.
Për 31-vjeçarin ai ndaj skuadrës baske ishte kartoni i kuq i 19 i marrë në karrierë duke kaluar Xavi Aguado dhe Pablo Alfaro, futbollistë të viteve ‘80. Në total, Sergio Ramos me fanelën e Realit të Madridit ka marrë 24 kartona të kuq në të gjithë kompeticionet.
http://top-channel.tv/2017/12/03/sergio-ramos-cfare-kasapi-thyen-rekordin-negativ/