Spanjolli Sergio Ramos nuk e ka rritur ende ritmin brenda skuadrës së Mauricio Pochettino. Sa herë del në fushë, dëmtohet.
Në prag të ndeshjes së kthimit kundër Real Madrid, ai është në qendër të vëmendjes, por rrezikon të mos jetë. Në ndeshjen e parë kundër skuadrës së Carlo Ancelottit në “Parc des Princes”, ai ishte në tribunë.
Mediat franceze e cilësojnë një bast të dështuar. Ramos nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të rëndësishme në këtë sezon. Në moshën 35-vjeçare, dëmtimet e muskujve po e lënë Ramos në një situatë të vështirë. Çfarë do të bëjë PSG me Ramos? Kjo mbetet për t’u parë vetëm në verë.