Shkrimtari serb Dejan Atanackoviç, në një intervistë për Euronews Albania, tha se nuk do të jetë e largët dita kur Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Atanackoviç u shpreh se kjo gjë tashmë ka ndodhur dhe marrëveshja nënshkruar në 2013 e thotë qartë, por shton se e vetmja gjë që mund të ndodhë tani është njohja e pavarësisë.
Sipas shkrimtari serb, njohja e pavarësisë është në një farë mënyre e domosdoshme dhe këtu ‘Serbia nuk ka ku të shkojë’.
“Çështja e Kosovës ka disa qëllime në radhët e qeverisë serbe; një për të shpërqendruar popullsinë nga problemet e vendit, por në përgjithësi mendoj se njohja e pavarësisë është në një farë mënyre e domosdoshme dhe këtu Serbia nuk ka ku të shkojë. Sinjalet nga Brukseli janë të qarta dhe ajo që na duhet është mbështetja kundër krimit të organizuar, liria e shtypit, këtu duhet të fokusohet shteti serb”, tha shkrimtari serb.