Nga Refik Hasani*
OKB-ja, para më shumë së një viti publikoi rezultatet e sondazhit të fundit që edhe Serbia është përfshirë në mesin e 48 vendeve të globit që do të pëson rënie të madhe të natalitetit. OJQ-të, demografët dhe ekspertët e shkencave sociale duke përfshirë edhe institute, Akademinë e Shkencave dhe Kishën Serbe janë vënë në alarm, pasi për çerek shekulli do të bjerë e zvogëlohet numri i banorëve nën pesë milionë. Janë të shumta pasojat e rënies së këtij nataliteti, por mbi të gjitha sipas mendimit tim janë: si pasojë gjendjes së rëndë ekonomike, luftrave që bëri Serbia në ish-hapësirat jugosllave, migrimit, shpërngulja dhe mungesa e perspektives.
Mosha mesatare është 42 vjeç. Serbia është në ranglistën e pesë kombeve në nivel botëror që po rritet plakja, pra po bie lindshmëria. Kështu që Serbia Qendrore dhe Vojvodina do të kenë dy milionë banorë më pak sa ka orientimisht tani kryeqyteti, Beogradi. Kjo i bjen që çdo vjet në Serbi, si pasojë e plakjes së popullsisë do të zhduken fshatra, qyteza e qytete jo të vogla. Më së shumti do të bjerë numri i serbëve, pasi në Vojvodinë do të ketë shtim më të madhe të popullatës, shqiptarët e boshnjakizuar në Sanxhak, në krahinën ku jetojnë shumicë, bullgarët në qytetet e Bosilevgradit, Dimitrovgradit e Pirotit dhe së fundmi krahina shqiptare në qytetet Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Pas një çerek shekulli, serbët do të mbetën pakicë në shtetin e tyre. Kështu që dikur në vitet jo të largëta të 90-ta, të shekullit të kaluar donin të kontrollonin të gjashtë republikat dhe dy krahinat autonome, tani të përqendrohen e përkushtohen në vetë Serbinë.
Serbia jo më shumë se një çerek shekulli do të duhej të shpallet shtet multietnik, i cili do të duhej të përbëhet nga një Parlament me dy dhoma edhe me tri krahina, përveç tani që është Vojvodina si një territor i posaçëm.
Ne kemi kërkuar përmes publikimeve tona që Serbia do të duhej shpallte referendum, nëse dëshirojnë të jetojnë bashkarisht në një shtet serbët, hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Malazezët si shumicë në Republikën e Malit të Zi, gati me shumë veçori janë një popull i njëjtë me serbët, pasi janë sllavë, por shpallën në vitin 2006 referendum dhe tani të dyja janë shtete më vete. Serbët në Serbi mbrenda një çerek shekulli do të mbeten pakicë, prandaj më mirë mos të përzihen në Bosnjë e Hercogovinë, as në Mitrovicë të Veriut të Kosovës, Mal të Zi apo Maqedoni. Po, ashtu, duke mbetur nacionaliteti serb në Serbi me mbi dyzetë për qind është “pakicë”, në mesin e pakicave tjera. Kjo përqindje është që gjithnjë e më shumë po paraqiten serbët në pozita të larta që po pranojnë edhe publikisht se prejardhjen dhe gjenezën e familjes e kanë nga shqiptarët. Beogradi, Kurshumlija, Nishi, Leskoci dhe Vranja e sotme para një shekulli e gjysmë ishin të populluara me shumicë shqiptare. Serbët në mes të mitit dhe realitetit, ku në gjysmën e këtij shekulli do të mbetën pakicë. Serbët në Serbi do të mbeten përafërsisht sa numëron nacionaliteti serbe në Republikën e Malit të Zi, ku përbëjnë 35 për qind.
* profesor i lëndëve ekonomike në Sh.M.T. “Mehmet Isai”, Gjilan