Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në Selenicë, ku kanë mbetur të plagosur pronarët e saj.
Policia ka njoftuar se në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.
Mësohet se nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari Rexhep Selimi dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare Mimoza Selimi. Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Djali i çiftit ka treguar e ëma kishte marrë një bombol të re dhe se bombola mund të jetë harruar hapur.
Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale.