Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami ka vijuar sot fushatën në Lezhë dhe Laç. Selami ka prezantuar platformën e tij para anëtarëve të kësaj force politike.
Ai është shprehur se platforma e tij do të rikthejë meritokracinë brenda Partisë Demokratike.
“Nga kjo garë, Partia Demokratike do të dalë shumë më e fortë” – ka thënë Eduard Selami përpara anëtarëve në Lazhe dhe Laç.