Duke komentuar vendimin e Unionit të Gjyqtarëve që kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Vettingut, deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami shkruan në rrjetet sociale se përpjekjet për të bllokuar reformën në drejtësi do të dështojnë dhe se koalicionit të krimit po i vjen fundi.
Selami: Përpjekjet për të bllokuar reformën në drejtësi do të dështojnë. Koalicionit të krimit po i vjen fundi. Shqiptarët do të kenë drejtësi.