Policia e portit të Durrësit sekuestroi 700 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Mësohet se droga është gjetur në një kamion që transportonte materiale fasonerie dhe dyshohet se do të trafikohej drejt Italisë.
Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e mjetit, i cili ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për lëndën narkotike në kamion.
Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i firmës ku ishte i punësuar shoferi, shtetasi me iniciale K.Z.51 vjeç, banues në Shkodër.