Sekuestrohen 176.5 kg kanabis, arrestohet kryeplaku i fshatit dhe punonjësja e policisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekuestrohen 176.5 kg kanabis, arrestohet kryeplaku i fshatit dhe punonjësja e policisë

15:28 | 28/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Gjashtë persona janë arrestuar mes tyre kryeplaku i fshatit Çorrogjafë në Berat Fatos Lamaj dhe një punonjëse e Policisë Bashkiake Durrës Anxhela Beshiri bashkë me vëllanë e saj Fatjon Beshiri. Në pranga u vunë edhe Alban Bendo dhe Sefedin Dokaj. Ndërsa një tjetër është vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi akuzohet për trafikimi të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 176.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën në banesën e Arben Lekli një prej personave të arrestuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i plotë

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Kanioni”. Sekuestrohen 176.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Arrestohet kryeplaku i fshatit dhe një punonjëse e Policisë Bashkiake Durrës. Shpallet në kërkim administratori i Njësisë Administrative Tërpan, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Kanioni”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. L., 43 vjeç dhe A. B., 29 vjeç, banues në Durrës, S. D., 32 vjeç, banues në Poliçan, F. B., 31 vjeç, banues në Poliçan dhe A. B., 25 vjeçe, banuese në Durrës, punonjëse policie në Bashkinë Durrës (vëlla dhe motër), si dhe F. L., 44 vjeç, banues në Çorrogjafë, Berat, kryeplaku i fshatit Çorrogjafë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi T. B., 14 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e shtetasit A. L. dhe ambientet e tjera përreth saj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 176.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi E. Z., banues në Tërpan, Berat, (administrator i Njësisë Tërpan), për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk ka kontrolluar territorin dhe nuk ka dhënë informacion për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre.

Etiketa: Alban BendoAnxhela BeshiriArrestohet kryeplaku i fshatitpunonjëse e Policisë Bashkiake Durrëspunonjësja e policisëSefedin DokajSekuestrohen 176.5 kg kanabis

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri: 2 janë rëndë

Infektohen me koronavirus 5 mësues në Përmet, mbyllet gjimnazi “Sami Frashëri”

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com