Secili çmendet sipas mënyrës së vet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Secili çmendet sipas mënyrës së vet

17:00 | 29/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Gentian Gaba

“Secili çmendet simbas mënyrës së vet” është titulli mjaft ironik i romanit të dramaturgut Stefan Çapalikut. Vepra, e ambientuar në Shkodër e autorit përgjatë një periudhe njëzetëvjeçare, nis në vitin 1967. Në nisje të stinës së ateizmit zyrtar, me vendim të diktatorit Enver Hoxha, ku bash me Zotin u mohuan edhe objektet e kultit, të cilat u shkatërruan apo iu falen të përditshmes profane.

Pa hyrë më tej në brendi të romanit, titulli i tij mund të shërbejë si një përgjigje ndaj pyetjes retorike, me të cilën kryeministri po përbuz kundërshtarët politikë ditët e fundit të kësaj “fushate imagjinare”: “Mirë që u çmendën, po pse të gjithë përnjëherë”?

Read more

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Është e vërtetë që prej muajit shkurt opozita ka zgjedhur një rrugë jo ortodokse për vijimin e betejës së saj politike, që nga shumë anë mund të shihet si një çmenduri. Por, njëkohësisht, është po aq e vërtetë se kjo opozitë ndodhet përballë një kryeministri që nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e ngritura nga ajo, madje nuk ka marrë asnjë përgjegjësi politike për skandalin e përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane Bild. Madje, edhe pse një valë e gjerë pakënaqësie shoqëroi publikimin përgjimeve, kryeministri vijoi të mbajë pranë tij personat e ekspozuar në dosjet 339 dhe 184. Sikurse është rasti i Pjerin Ndreut, sot kandidat në Lezhë, dhe i Vangjush Dakos, kreu i shtabit elektoral të PS-së në qarkun e Durrësit.

Përballë kryeneçësisë së kryeministrit për të mos ndëshkuar fajtorët, të paktën moralisht, opozita vijon në “çmendurinë” e saj për t’i thënë “jo” zgjedhjeve pa u plotësuar kushtet e nevojshme që ato të jenë të lira dhe të ndershme.

A mund të quhet kjo një çmenduri?

Nëse do të ndodheshim në një shtet funksional, në të cilin ndarja e pushteteve do të ishte e garantuar dhe drejtësia do të ishte autonome, dalja e opozitës nga sistemi do të quhej një çmenduri. Megjithatë, të vetëdijshëm për situatën reale të institucioneve, krimeve të shumta zgjedhore të njohura botërisht dhe të pandëshkuara (pa përmendur këtu skandalet e lidhura me korrupsionin qeveritar të rasteve të “Unazës” dhe Teatrit Kombëtar), çmenduri do të ishte e kundërta. Çmenduri do të ishte vijimi i jetës parlamentare në bashkëjetesë me të paktën dy deputetë të emëruar prej krimit të organizuar, dhe hyrja në zgjedhje me atë që është sot i akuzuari kryesor për vjedhjen e tyre në bashkëpunim me “gangsterët” e Durrësit dhe Dibrës.

Në fakt, sipas Albert Einstein, “çmenduri do të thotë: të bësh të njëjtën gjë, në mënyrë të përsëritur dhe të presësh rezultate të ndryshme”.

Që e përkthyer në aksionin politik shqiptar, do të thotë se duke mos bërë gabimin e së shkuarës dhe duke mos pranuar hyrjen në zgjedhje pa një ndryshim të situatës, vërtetoi se ajo ka dalë nga sistemi por jo nga “fiqiri”.

Të çmendur, sipas përcaktimit të Einsteint dhe jo të Ramës, do të jenë të gjithë ata që presin që këtë të dielë të ketë zgjedhje. Jo vetëm sepse po shkojmë në votime pa kandidatë alternativë, por sepse po bëjnë të njëjtën gjë që kanë bërë në vitin 2016 dhe 2017, duke pritur rezultate të ndryshe. Ku ata që do kandidojnë, do organizojnë procesin dhe do numërojnë, janë problemi dhe jo zgjidhja.

Megjithatë, nëse ajo që keni dëgjuar në përgjime nuk ju shqetëson, jeni të lirë të vendosni bojën e zezë te gishti i madh. Fundja, secili çmendet sipas mënyrës së vet.

Etiketa: Gentian GabaSecili çmendet simbas mënyrës së vetStefan Çapaliku

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:04 | 06/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

nga 27
07:46 | 06/04/2026
0

Dashi Dita mund të nisë me një energji të fortë dhe dëshirë për veprim. Do të ndiheni të motivuar për...

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

nga 27
07:37 | 06/04/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Para
Thyen “heshtjen zgjedhore”/ Zëdhënësi i Metës- Rudina Hajdarit: E mirëkuptojmë shpërdorimin e mbiemrit

Thyen "heshtjen zgjedhore"/ Zëdhënësi i Metës- Rudina Hajdarit: E mirëkuptojmë shpërdorimin e mbiemrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:04 | 06/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

07:46 | 06/04/2026
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

07:37 | 06/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –
  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com