E vetmja e pranishme jashtë ambienteve të seancës gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën e Elbasanit, për dy shtetasit rus dhe për një nga ukrainas, është konsullja e Ukrainës.
Ajo tha për mediat se çdo informacion që ka, e ka marrë nga institucionet shqiptare, ndërsa tha se ukrainasi i arrestuar ka qenë thjesht një turist dhe se është i pafajshëm.
“Besoj se qytetari jonë është i pafajshëm, ka qenë vetëm një udhëtar. Jam këtu për të parë nëse i janë ofruar kushtet e duhura për mbrojtje”, tha ajo.
Ndërkohë nuk ka asnjë përfaqësues të ambasadës ruse.