Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do të betohet të dielën në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë detyrën për drejtimin e shtetit duke pasuar në këtë post Ilir Metën.
Në rendin e ditës të bërë publik nga Kuvendi i Shqipërisë, njoftohet se seanca do të nisë në orën 18:00 të kësaj të diele. Kjo seancë do të ketë në rend dite vetëm këtë ceremoni.
“Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës së seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet”, thuhet në urdhrin e Lindita Nikollës.