Seanca maratonë/ PD përgatitet për oponencë të fortë ndaj programit “Rama3”, Berisha mban tubimin e tij të parë

Lexo edhe

Ashtu siç u njoftua mbrëmjen e djeshme, Partia Demokratike do të ndjekë sot në sallën e Kuvendit seancën maratonë, duke mos e bojkotuar.

Raportohet se Grupi Parlamentar i PD ka vendosur të mos jetë aktivë në fazën e dytë të seancës plenare, që parashikohet të nisë në orën 13:00, dhe ku do të ketë pyetje-përgjigje nga deputetët mbi programin qeverisës të qeverisë “Rama3”.

Demokratët janë përgatitur për oponencë të fortë për programin e Ramës, në fazën e tretë të seancës, ku është parashikuar të zhvillohet debati politik. Disa nga temat kryesore, ku do të përqendrohet debati i PD janë pandemia e koronavirusit, tërmeti, vjedhja e zgjedhjeve, aleanca me krimin, etj.

Gjithashtu teksa demokratët do të zhvillojnë debatin në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha pritet të mbajë tubimin e tij të parë, pasi do të nisë turin, që siç e ka cilësuar vetë ai, për të rikthyer sovranitetin e PD.

Të Lidhura

Para