Të mbijetuarit nga përplasja ndërmjet dy trenave në Greqi i përshkruajnë me ankth momentet e tmerrit që përjetuan.
“Më morën flakë flokët, mama. Nuk e di si arrita të dal”. – i tha nja një pasagjere mamasë së saj.
Një nënë tjetër, e cila ende nuk kishte mundur të kontaktonte me vajzën e saj, po përpiqej më kot të gjente informacione për vendndodhjen e fëmijës së saj.
Gjithsej pesë autobusë kaluan nga Stacioni i Ri Hekurudhor për të transportuar pasagjerët nga vendi i aksidentit në Selanik. Shumica prej tyre kanë zbritur shkallët e autobusit në gjendje shoku dhe kanë rënë në krahët e të afërmve të tyre duke shpërthyer në lot.
“Ishin disa sekonda që dukeshin si një shekull”, thotë një nga pasagjerët e parë që mbërriti. “Mendova se do të vdisja”, tha një i ri. Siç e përshkroi ai, fillimisht ndjeu një tronditje dhe më pas pa vagonat e përparme që po dilnin nga shinat.
“Njerëzit filluan të bërtasin brenda, vajzat qanin. Fatmirësisht, dera e pasme u hap dhe të gjithë dolëm jashtë”, përshkroi një tjetër pasagjer që u shpëtua.
Disa nuk patën edhe aq fat dhe siç thanë, u desh të thyenin dritaren e me valixhen për të dalë ose gjetën një vrimë dhe arritën të shpëtonin kur vagonët ishin “kthyer”.