Sipërfaqe të tëra tokë bujqësore në fshatin Cukë të Sarandës janë përfshirë nga zjarri.
Zjarri, që dyshohet të jetë i qëllimshëm, ka djegur 30 ha tokë.
Katër zjarrfikëse dhe forca të policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Disa vatra zjarri janë ende aktive por nuk rrezikohen zonat e banuara përreth.