Mëngjesin e ditës së sotme një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është shënuar në qytetin e Sarandës.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se tërmeti ka rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe ka qenë me epiqendër në jug të Piqerasit, 4 km veri-perëndim në Lukovë, me thellësi 20 km.
Ndërkaq nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.