Policia e Sarandës ka sekuestruar 56 kilogramë kanabis sativa në një automjet të vendosur në tetë thasë sintetikë, ndërsa në pranga ra drejtuesi i mjetit, Mufit Hoxha.
Lënda narkotike u gjet brenda automietit tip “Ford Focus” në fshatin Nivicë.
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit shtetasit Mufit Hoxha, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.