Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë në vendin e quajtur ”Rruga e Skëndërbeut”.
Sipas policisë makinë tip “Peugeot” ka dalë nga rruga ku për pasojë janë plagosur lehtë 24 vjeçari me inicialet Dh.L. banues në Athinë dhe 23 vjeçari me inicialet A.D, banues në Sarandë.
Të dëmtuarit kanë marrë ndihmën mjekësore në Urgjencën e Spitalit Sarandë, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.